Drejtori i Arkivit Shtetëror Vendor në Vlorë, Auron Rrokaj, ka publikuar në rrjetet sociale një dokument të rrallë, që bën fjalë për vitin 1947 dhe i referohet Ministrisë së Shëndetësisë.
Në një qarkore, që ministri i Shëndetësisë së kohës, dr. Medar Shtylla, ua drejton seksioneve të shëndetësisë në të gjithë prefekturat e vendit, kërkohet që të ndalohet shitja e përdorimi i hashashit.
Ministri i qeverisë komuniste të Enver Hoxhës pranon se shitja e hashashit bëhet lirisht në treg, “veçanërisht ndër ditë pazari”. Ai shprehet se hashashi përdoret edhe në familjet shqiptare për të qetësuar fëmijët, kur ata qajnë.
Teksti i plotë i dokumentit
Qarkore
Lënda: Mbi hashashin
Gjithë Komiteteve Eks.K.P. të prefekturave (seksioneve të shëndetësisë)
Nji ndër veset shumë të këqija në vendin t’onë, në lidhje me rritjen e foshnjave, asht dhanja e Hashashit, fuqia dejëse e të cilit përdoret për të qetësue fëmij të qajnë ose janë të çqetesuen.
Shitja e tij ushtrohet lirisht në treg, veçanërisht ndër ditë pazari.
Tue qenë se hashashi asht nji narkotik i fuqishëm e shumë e shumë i rrezikshëm për organizmin, porositeni të merrni gjithë masat e duhura për ndalimin e shitjes e përdorimit të tij.
Ministri
Dr. Medar Shtylla
TO/d.i.