Aktualisht mjeti ndodhet nën sekuestrim nga autoritet jugore italiane.
Barka me vela, e nisur nga brigjet greke, kishte pësuar një defekt pak kilometra nga toka helene dhe kishte lëshuar alarmin për ndihmë.
Kapiteneria e portit dha ndihmën e menjëhershme për emigrantët, 23 burra, 8 gra, dhe 21 të mitur, shumica prej të cilëve të pashoqëruar.
Emigrantët, me kombësi pakistaneze, afgane, siriane e somaleze, u shoqëruan në qendrën strehimore të Otrantos.
Drejtuesi i mjetit, 43 vjeç nga Gjeorgjia u arrestua me akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore.
Kurse bashkëkombësi i tij 23-vjeçar u kthye në vendin e lindjes nga autoritetet italiane.
Presidenti i Këshillit Komunal të Casarano, një vend afër portit Santa Maria të Leces, ka ngritur alarmin e ringjalljes së një fluksi emigrantësh të ngjashëm me atë që të viteve 90, ku qindra mijëra shqiptarë iu drejtuan Italisë dhe Evropës nëpërmjet kanalit të Otrantos.
Sipas tij në muajin mars kishte mbërritur në po të njëjtin port një tjetër anije, më e vogël në formën e jahtit.
Ai shton se tashmë skafistët trafikantë nuk përdorin më gomone, por anije më të mëdha./a.m.