Prokuroria e Tiranës është duke hetuar pretendimet e opozitës mbi ekzistencën e pajisjeve përgjiuese nën kontrollin e policisë dhe pa autorizimin e gjykatës.
Pas deklaratave të zyrtarëve të policisë se policia shqiptare nuk i disponon këto pajisje dhe se veprime të tilla nëse bëhen janë nën asistencën dhe në partneritet me strukturën Intreforce, prokuroria përmes Ambasadës Italiane i është drejtuar kësaj njësie raporton Tch.
Akuza ka kërkuar shpjegime, nëse kanë sjellë apo jo pajisje të tilla në Shqipëri dhe çfarë asistence ekspertët e saj kanë ofruar në fushën e përgjimeve për llogari të policisë shqiptare.
Burime pranë organit të hetimit thonë se kjo është një lëvizje që do të ndihmonte shumë në ndriçimin e hipotezave për ekzistencën apo jo të përgjimeve të paligjshme./a.m.