Ka qenë një fitore tre me zero ajo që kanë dhënë panelet e gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit, në lidhje me referendumet që opozita kishte kërkuar me anë të Jamarbër Malltezit, për këndin e lojrave te Liqeni, Parkingun te Parku Rinia dhe projektin për Hyrjen e Liqenit.
Mësohet se para pak minutash Apeli i ka gjetur në rregull procedurat për projektet në fjalë, duke mos e ndryshuar vendimin e KQZ për mosmbajtjen e referendumit për çeshtjet e mësipërme. Ky zhvillim vjen në kulmin e luftës mes bashkisë së Tiranës nga njëra anë dhe opozitës e kreut të shtetit nga ana tjetër, për projektet në fjalë. Mesa duket protesta që Veliaj ka inicuar pak ditë më parë kundër ndërtimeve masive poshtë Digës, ka dhënë sot frytin e parë.