Një raport i ri alarmues thotë se Harvardi ka mbajtur një takim sekret, në të cilin është diskutuar për gjenomin e njeriut sintetik.
Universiteti i Harvardit mbajti këtë takim sekret javën e kaluar, për të diskutuar mbi mundësitë e krijimit të një jete njerëzore nga materialet kimike.
Ky është pretendimi tronditës i një shkencëtari nga Stanfordi, Drew Endy, i cili pretendon në një ese për revistën “Cosmos” se hulumtuesit kanë diskutuar si të krijojnë një gjenom të njeriut sintetik, shkruan Express. Endy shkroi se projekti është duke u zhvilluar nga Laurie Zoloth në Universitetin Northwestern. Projekti u diskutua në një takim privat, ku morën pjesë 120 shkencëtarë, avokatë dhe zyrtarë qeveritarë.
Qëllimi i tyre është që të arrihet krijimi i njeriut sintetik brenda dekadës.