“Tani jam i fokusuar te Europiani, pas këtij kompeticioni të shohim cfarë do të ndodhë”. Kështu është përgjigjur trajneri italian i kombëtares shqiptare Giani De Biasi, pyetjes nëse do të jetë trajneri i ardhshëm i Italisë për të marrë vendin e Antonio Contes.
I ftuar në në emisionin sportiv “Domenica Sportiva” në Rai Due, ai nuk ka qenë i prerë lidhur me mundësinë për postin e ri, por ka sqaruar se për këtë do të mendojë pas “Euro 2016”.
“Është kënaqësi që dëgjoj zëra të tillë, fakti që më afrojnë me kombëtaren italiane është një nder dhe kënaqësi për mua. Por, kam kontratë me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe jemi të fokusuar te Europiani, vetëm pas këtij kompeticioni do shohim se çfarë do të ndodhë” – tha ai. panorama/ a.k