Daniela Lujan është një personalitet televiziv meksikan që është bërë shumë e famshme falë një talenti të çuditshëm që ka. 28-vjeçarja arrin të veshë xhinset pa përdorur fare duart.
Në videon që po bën xhiron e botës, meksikania shihet duke veshur xhinset me mënyrën e saj të habitshme në një çati shtëpie.
Videoja nis me Danielën që është vetëm me të mbathura dhe me xhinset në tokë. Brenda 90 sekondave ajo i ka veshur duke u përdredhur dhe duart i përdor vetëm për t’i shtrënguar në bel. a.k