Policia e Tiranës ka arrestuar 28 persona në kryeqytet vetëm të shtunë e të diel sipas një plani masash ku ka angazhuar Shqiponjat, Qarkullimin Rrugor, Patrullat e Përgjithshme, Antidrogën, Krimin Ekonomik dhe Policinë Kriminale.
7 shtetas të shpalur në kërkim per tendenca te ndyshme kriminale.
2 shtetas për “Dhunë familje”
1 shtetas për ndërtim të paligjshëm
5 shtetas në fushën e narkotikëve
3 shtetas për “Drejtim mjeti në mënyrë të pa rregullt”
1 shtetas për “vjedhje te energjisë elektike ”
9 shtetas per “vjedhje dhe vjedhje me ane te mashtrimit”.
Gjithashtu janë plotësuar 4 kërkesë padi për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes.
Nga shërbimet e kontrollit të territorit janë:
•kontrolluar 12 lokale të ndryshme, ndër to dhe 3 lojra fati
•verifikuar 1131 persona dhe janë shoqëruar 98 persona
•verifikuar 1725 automjete
•plotësuar 2034 masa administrative për shkelje të ndryshme
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dozat e lëndës narkotike të dyshuar Canabis Sattiva qe i janë gjetur nga kontrolli të arrestuarve në flagrancë. a.k