Nënstacioni Shkodra 2 është përmbytur gjatë natës për shkak të reshjeve të shiut duke lënë pa energji rreth 50 mijë banorë. Ndërkaq burime nga OSHEE pohojnë se po punohet për rikthimin e energjisë elektrike dhe brenda pak orës situata do të kthehet në normalitet.
Po kështu OSHEE bën të ditur se ka vijuar punën me Policinë e Shtetit për evidentimin e rasteve të vjedhjes së energjisë, ku janë arrestuar 9 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim 5 të tjerë. Gjithsej janë evidentuar 22 raste të vjedhjes së energjisë nga 3233 kontrolle në tërësi.
BW/d.i.