Një kompani franceze interneti ka shkaktuar panik në një nga hotelet më të preferuara nga aktorët e Hollywood në Kanë, si pjesë e një manovre publiciteti, referon Express.
Gjashtë burra të maskuar e të veshur me jelekë antiplumb, të cilët qëndronin në një varkë ku ishte ngritur një flamur i zi, u afruan pranë hotelit “Cap Eden-Roc”, 30 minuta larg vendit ku zhvillohet Festivali i Filmit.
Të ftuarit, menjëherë sapo i panë në det, u frikësuan pasi menduan se ishin terroristë.Një zëdhënës për Policinë Kombëtare të Francës tha: “Nuk ishte një sulm terrorist.
Ishte thjesht një reklamë për një faqe interneti”.Sipas Hollywood Reporter, hoteli tha se kjo manovër ishte “thjesht një shaka e keqe- shumë e keqe”. (b.an)