Pala kosovare po insiston që në kuadër të dialogut me Serbinë të diskutohet edhe për dëmshpërblimet e luftës së fundit në Kosovë të shkaktuar nga Serbia.
Prej muajit dhjetor, ministrja për dialog, Edita Tahiri, ka thënë se Kosova i ka propozuar Bashkimit Evropian një listë me katër tema të reja, në mesin e tyre edhe çështjen e dëmshpërblimeve të luftës.
Por, Bashkimi Evropian është përgjigjur se temat e dialogut mund të caktohen vetëm në pajtim të të dyja palëve.
Nga Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë, vitin e kaluar janë bërë tri publikime, mirëpo pavarësisht kësaj, Kosova vazhdon të mos ketë të dhëna të sakta për dëmet që i janë shkaktuar gjatë luftës.
Ndërkaq, po vitin e kaluar, ministri i Punëve të Jashtme – tash president i vendit – Hashim Thaçi, ka deklaruar për mediat turke se Kosova do të ngre padi ndaj Serbisë, për të paguar dëmet e krijuara gjatë luftës në periudhën 1998-1999.
Kryeministri serb, Ivica Daçiç, deklaratat e Thaçit i kishte quajtur pretendimet si konsum i brendshëm, citohet “Gazeta Tribuna”. (b.an)