Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro dekretoi dje në mbrëmje gjendjen e jashtëzakonshme, duke cituar “kërcënime të jashtme”, disa orë përpara mobilizimit të opozitës, e cila kërkoi organizimin e një referendumi për shkarkimin e tij.
“Dekreti i gjendjes së jashtëzakonshme dhe emergjencës ekonomike synon për të neutralizuar dhe parandaluar agresionin e jashtëm që rëndon mbi vendin”, deklaroi kreu i shtetit socialist në një fjalim radio-televiziv nga Pallati i qeverisë.
Ai synon të zgjerohet dhe të shtyjë vlefshmërinë për muajt maj, qershor, korrik të një dekreti të mëparshëm të emergjencës ekonomike, në fuqi prej mesit të janarit i cili skadon sot.
“Ky vendim pritet të zgjatet në përputhje me kushtetutën e vendit gjatë vitit 2016 dhe sigurisht gjatë 2017, për të rifituar kapacitetin e prodhimit në vend”, shtoi kreu i shtetit i cili nuk saktësoi nëse gjendja e jashtëzakonshme nënkuptonte një kufizim të të drejtave civile. (javanews.al / r.a)