Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin ku përcakton kriteret e veçanta dhe procedurat për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, lirimin dhe shkarkimin nga detyra të Inspektorit të Përgjithshëm.
Ky vendim u miratua nga qeveria në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 16, të ligjit nr.99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit.
VENDIMI
PËRCAKTIMIN E KRITEREVE TË VEÇANTA DHE TË PROCEDURAVE PËR PËRZGJEDHJEN, EMËRIMIN, VLERËSIMIN E REZULTATEVE NË PUNË, DISIPLINËN, LIRIMIN DHE SHKARKIMIN NGA DETYRA TË INSPEKTORIT TË PËRGJITHSHËM
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 16, të ligjit nr.99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Ky vendim përcakton kriteret e veçanta dhe procedurat për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, lirimin dhe shkarkimin nga detyra të inspektorit të Përgjithshëm.
- KRITERET PËR PËRZGJEDHJEN DHE EMËRIMIN
Kandidati për inspektor të Përgjithshëm, krahas kritereve të përcaktuara në pikën 1, të nenit 16, të ligjit nr.99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, duhet të plotësojë edhe këto kritere të veçanta:
- a) Të ketë diplomë të nivelit “Masteri Shkencave” ose “MasterProfesional”, të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike” ose të barasvlershme me to;
- b) Të ketë të paktën 5 (pesë) vjet përvojë pune në pozicione të larta drejtuese në institucione publike ose private.
III. PROCEDURA E PËRZGJEDHJES DHE EMËRIMIT
- Brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëvekalenderikenga krijimi i pozicionit vakant të inspektorit të Përgjithshëm, sekretari i Përgjithshëm i institucionit përgjegjës, që ka në varësi Inspektoratin e Përgjithshëm, hap thirrjen për aplikim dhe ngre një komision ad hoc të përbërë nga:
- a) një përfaqësues nga institucioni që ka në varësi Inspektoratin e Përgjithshëm;
- b) një përfaqësues nga Departamenti i Administratës Publike;
- c) një përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë.
- Njoftimi për aplikim publikohet në Buletinin e Njoftimeve Publike dhe në faqen zyrtare të institucionit përgjegjës dhe qëndron i hapur për një periudhë jo më pak se 7 (shtatë) ditë kalendarike.
- Kandidati paraqet këto dokumente:
- a) Kërkesën për aplikim;
- b) Jetëshkrimin të përditësuar (CV);
- c) Kopjen e diplomës dhe të listës së notave;
ç) Dëshminë e përvojës profesionale;
- d)Vetëdeklariminpër konfliktin e interesit dhe papajtueshmërinë sipas legjislacionit në fuqi;
- dh) Kopjen e letërnjoftimit (ID);
- e) Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
ë) Vetëdeklarimin e gjendjes gjyqësore;
- f) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimimin shtesë, publikimet, angazhimet akademike apo të tjera, të përmendura në jetëshkrim.
- Komisioniadhoc përfundon shqyrtimin e dokumentacionit dhe zhvillimin e intervistave me kandidatët, brenda një afati jo më shumë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike nga data e përfundimit të afatit për dorëzimin e aplikimeve.
- Vlerësimi i kandidatëve bëhet në një total prej 100 pikësh dhe përbëhet nga:
- a) Vlerësimi i dokumentacionit dhe i përvojës profesionale: deri në 60 pikë;
- b) Intervista e strukturuar me gojë: deri në 40 pikë.
- Vlerësimi i dokumentacionit dhe i përvojës profesionale deri në 60 pikë realizohet sipas skemës së mëposhtme:
- a) Deri në 10 (dhjetë) pikë për tejkalim të nivelit të arsimit, sipas kritereve të mëposhtme:
- 5 pikë, për diplomë ekzekutive ose diplomë specializimi;
- ii. 10 pikë, për gradë ose titull shkencor.
- b) Deri në 20 (njëzet) pikë për tejkalim të përvojës në punë si drejtues në institucione publike apo private, sipas kritereve të mëposhtme:
- 5 pikë, për 1 (një) vit përvojë shtesë;
iii. 10 pikë, për më shumë se 1 vit deri në 3 vjet përvojë shtesë;
iii. 20 pikë, për më shumë se 3 vjet përvojë shtesë.
- c) Publikime, angazhime akademike: 10 pikë;
ç) Deri në 15 (pesëmbëdhjetë) pikë për trajnime ose kualifikime profesionale, sipas kritereve të mëposhtme:
- 5 pikë, për 1 (një) deri në 3 (tre) trajnime ose kualifikime profesionale;
- ii. 10 pikë, për 3 (tre) deri në 5 (pesë) trajnime ose kualifikime profesionale;
iii. 15 pikë, për më shumë se 5 (pesë) trajnime ose kualifikime profesionale.
- d) Integriteti profesional në bazë të deklaratave, referencave dhe dokumentacionit plotësues: 5 pikë.
- Komisioni harton listën përfundimtare të kandidatëve të kualifikuar, të shoqëruar me renditjen sipas pikëve të grumbulluara, dhe ia paraqet sekretarit të Përgjithshëm të institucionit përgjegjës brenda 3 (tri) ditëve kalendarike nga përfundimi i procesit të vlerësimit.
- Komisioniadhoc funksionon në përputhje me këto rregulla:
- a) Mbledhjet janë të vlefshme kur marrin pjesë të gjithë anëtarët;
- b) Vendimmarrja bëhet me shumicë votash;
- c) Çdo anëtar nënshkruan një deklaratë mbi mungesën e konfliktit të interesit para fillimit të vlerësimit;
ç) Në rast mungese të një anëtari, zëvendësimi bëhet nga institucioni përkatës brenda 3 (tri) ditëve kalendarike.
- Komisioni garanton barazi, objektivitet dhe transparencë gjatë gjithë procesit të vlerësimit.
- Inspektori i Përgjithshëm emërohet në detyrë me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të titullarit të institucionit përgjegjës që ka në varësi Inspektoratin e Përgjithshëm.
- MASAT DISIPLINORE DHE PROCEDURA DISIPLINORE
- Në rastet kur kaindicietë arsyeshme për shkelje disiplinore, sekretari i Përgjithshëm i institucionit përgjegjës, me iniciativë të tij ose pas informacionit zyrtar të ardhur nga institucione shtetërore, vendos fillimin e procedurës disiplinore dhe njofton me shkrim inspektorin e Përgjithshëm për shkeljen e dyshuar dhe për fillimin e hetimit administrativ.
- Sekretari i Përgjithshëm i institucionit përgjegjës urdhëron ngritjen e një grupi të posaçëm për hetimin administrativ të inspektorit të Përgjithshëm, duke mbledhur prova, dëshmi, raportime dhe deklarata, sipas natyrës së shkeljes së pretenduar.
- Inspektori i Përgjithshëm ka këto të drejta:
- a) Të paraqesë shpjegime me shkrim;
- b) Të zhvillojë një dëgjesë me grupin e posaçëm, brenda një afati jo më të gjatë se 10 (dhjetë) ditë kalendarike nga data e njoftimit;
- c) Të përfaqësohet nga përfaqësues ligjor.
- Pas përfundimit të hetimit, grupi i posaçëm përgatit një raport përfundimtar, i cili i paraqitet sekretarit të Përgjithshëm brenda 7 (shtatë) ditëve kalendarike nga data e përfundimit të këtij hetimi.
- Sekretari i Përgjithshëm i institucionit përgjegjës, pas administrimit të raportit përfundimtar, i njofton titullarit të institucionit rezultatet e raportit të grupit të posaçëm.
- Sekretari i Përgjithshëm i institucionit përgjegjës, në rast të konstatimit të shkeljes dhe në varësi të rrethanave të konstatuara, i propozon titullarit të institucionit përgjegjës, që ka në varësi Inspektoratin e Përgjithshëm, një nga masat disiplinore të mëposhtme:
- a) Vërejtje me shkrim;
- b) Vërejtje me paralajmërim për largim nga detyra;
- c) Largim nga detyra.
- Titullari i institucionit përgjegjës, që ka në varësi Inspektoratin e Përgjithshëm, merr vendim për dhënien e njërës nga masat disiplinore të parashikuara në pikën 6, të këtij kreu.
- VLERËSIMI I REZULTATEVE NË PUNË TË INSPEKTORIT TË PËRGJITHSHËM
- Inspektori i Përgjithshëm i nënshtrohet vlerësimit të rezultateve në punë 1 (një) herë në vit nga titullari i institucionit, që ka në varësi Inspektoratin e Përgjithshëm.
- Vlerësimi i inspektorit të Përgjithshëm kryhet në bazë tëperformancëssë tij profesionale, në përputhje me kriteret e përgjithshme, si më poshtë vijon:
- a) Realizimi i objektivave institucionalë të përcaktuar në fillim të periudhës së vlerësimit;
- b) Cilësia dhe efektiviteti i veprimtarisë inspektuese;
- c) Menaxhimi i burimeve njerëzore dhe financiare në dispozicion të institucionit;
ç) Respektimi i dispozitave ligjore dhe i standardeve të etikës profesionale;
- d) Transparenca dhe komunikimi me publikun;
dh)Nismat për përmirësim të punës dhe përdorimi i teknologjisë në proceset inspektuese;
- e) Bashkëpunimi ndërinstitucional dhe përfaqësimi institucional.
- LIRIMI DHE SHKARKIMI NGA DETYRA
- Inspektori i Përgjithshëm lirohet dhe shkarkohet nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të titullarit të institucionit përgjegjës, që ka në varësi Inspektoratin e Përgjithshëm, sipas rasteve të parashikuara në ligjin nr.99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.
- Sekretari i Përgjithshëm i institucionit përgjegjës, brenda 7 (shtatë) ditëve kalendarike nga marrja dijeni apo konstatimi i shkakut për lirimin apo shkarkimin nga detyra të inspektorit të Përgjithshëm, i paraqet titullarit të institucionit raportin me faktet dhe rrethanat përkatëse.
VII. DISPOZITË E FUNDIT
Ngarkohet Inspektorati i Përgjithshëm për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.











