Presidenti i Turqisë, Recep Tyyip Erdogan, i ka kritikuar vendet e Perëndimit, duke thënë se ato kujdesen më shumë për të drejtat e homoseksualëve dhe mirëqenien e kafshëve se për fatin e sirianëve të prekur seriozisht nga konflikti.
Duke iu adresuar një turme të madhe në veriperëndim të Turqisë, Erdogan po ashtu e ka akuzuar Perëndimin se ka një mendim “që ka mbetur nga skllavëria dhe kolonializmi,”.
Shpërthimi i tij i fundit kundër Perëndimit erdhi të premten midis një rruge pa krye me BE-në për kërkesat e saj se Turqia duhet t’i ndryshojë ligjet e veta kundër terrorizmit, në mënyrë që të sigurojë lëvizje të lirë pa viza në Europë.
Erdogan tha: “Turp për ata të cilët nuk tregojnë ndjeshmëri… për gratë dhe fëmijët të cilët shkojnë të ata për ndihmë. Turp për ata të cilët e mohojnë ndjeshmërinë që ata e tregojnë për…balenat dhe breshkat në det para 23 milionë sirianëve.”
Ndërkohë, Komisioni Europian ka thënë se e ka bërë ofertën për lëvizje pa viza të varur në Ankaran, e cila duhet t’i rishkruajë ligjet kundër terrorizmit sepse ato ligjet në të kaluarën i kanë persekutuar gazetarët dhe kritiket e Qeverisë./a.m.