Policia e Kosovës ka përfunduar të gjitha përgatitjet për protestën e sotme të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, duke angazhuar numër të mjaftueshëm të zyrtarëve policorë për menaxhim të sigurisë së përgjithshme dhe mbarëvajtje të protestës.
Zëdhënësit i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka konfirmuar për KosovaPress se qëllimi i planit dhe angazhimeve policore do të jetë në sigurinë e përgjithshme në Kosovë, mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike, zbatueshmërinë e ligjit.
Ai ka thënë se kanë shtuar masat e sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike, lëvizje të lirë, para, gjatë dhe pas protestës.
Hoxha ka shtuar se qëllimi i planit policor është garantimi i rendit dhe sigurisë, si dhe lëvizja e lirë për të gjithë qytetarët.
Sipas tij, në bazë të nevojave operative do realizohen edhe ri-drejtime të trafikut për një qarkullim pa pengesa.
Ai tha se Policia e Kosovës ka angazhuar kapacitete të mjaftueshme, respektivisht numër të mjaftueshëm të zyrtarëve policorë për menaxhim të sigurisë së përgjithshme dhe mbarëvajtje të protestës. /Telegrafi/a.m.