Podgorica zyrtare vazhdon të besoi se demarkacioni me Kosovën është në rregull dhe se nuk i është marre asnjë milimetër tokë Kosovës.
“Është po e njëjta vije kufitare që ka ekzistuar që në kuadër të ish Jugosllavisë…atëherë ishin kufij administrativ ndërsa sot shtetërorë”, kështu deklaruan nga Ministria e Punëve të Brendshme të Malit të Zi nga Milan Paunovic, shef i menaxhimit të integrimit të kufirit dhe të pikave kufitare.
Paunoviq, po ashtu deklaron se kufiri është përcaktuar me parim të vitit 1974 dhe se nuk do të komentonte mosmarrëveshjet e opozitës në Kosovë sepse është çështje e punëve të brendshme të Kosovës, referuar RTK. (b.an)