Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, kosovari Lorik Cana ka uruar Kosovën për pranimin në FIFA.
Ai ka thënë se tash jemi të barabartë të mosvarur, duke shpresuar që të ketë zhvillim dhe së shpejti një të ardhme mbarëkombëtare. Ai e përfundon me “#njikombnjikombëtare, transmeton Koha.net.
Postimi i plotë i Canës:
“Kosova antari më i ri në FIFA!!! Urime Urime Urime!!!
Tani që jemi të barabartë dhe të mosvarur , shpresoj të kemi zhvillim, suksese dhe sa më shpejt të jetë e mundur nji të ardhme mbarëkombëtare!!! Jemi!!! #njikombnjikombëtare “.(b.an)