Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur në “Interaktiv” të KTV-së për protestën.
Ai ka thënë se protesta do të shkojë sipas planit dhe se do të jetë protestë e qetë dhe e pastër, duke shtuar se protesta është qytetare dhe e përgjithshme, jo partiake, transmeton Koha.net.
“Protesta është qytetare dhe e përgjithshme, nuk është partiake. Është punuar intensivisht, gjithçka do të shkojë sipas planit. Do të jemi dëshmitarë të një proteste të pastër e të qetë. Protesta është për ata që janë opozitarë”, ka thënë Haradinaj.
Temat që kanë ngritur shqetësim edhe më herët, sipas Haradinajt, vazhdojnë përsëri, si korrupsioni endemik, qasja në veri dhe vazhdon rreziku prej marrëveshjeve për AKS dhe demarkacionit.(b.an)