Jeta lukzose me jahte, shampanja e supermakina shpesherë është dhe reklama kryesore me të cilën mund të identifikosh të pasurit në rrjetin social Instagram. E njëjta gjë ndodh edhe në Kinën Komuniste… por ka qenë Presidenti Xi Jinping, i cili ka vendosur të ndërpresë këto “shfaqje të huaja”.
Fillimisht ka ndaluar shfaqjen e tyre në spektakle, meqë me sjelljet po e prishin publikun.
Kështu, vajzat e pasura që kanë qindra-mijëra ndjekës në Instagram që ndjekin jetët e tyre luksoze, jo vetëm që po kritikohen nga njerëzit e rëndomtë që thonë se ato duhet ta mësojnë vlerën e parasë, por shumë prej profileve të tyre tashmë janë bllokuar.