Policia ka marrë masa të rrepta sigurie për marëvajtjen e aktivitetit sportiv për ndeshjen e futbollit Skënderbeu- Partizani që do luhet në orën 19.00 të datës 13.05.2016.
Rreth 440 punonjës policie të angazhuar për të garantuar rendin gjatë aktivitetit.
320 punonjës policie nga strukturat e policisë që operojnë në qarkun Korçë dhe rreth 120 punonjës policie të FNSH-së.
Policia e Korçës e mbështetur nga disa grupe të FNSh-së Tiranë kanë marrë nje sërë masash për të garantuar rendin.
Të gjitha lokalet rreth stadiumit do jenë të mbyllura deri në përfundim të aktivitetit.
Janë rritur patrullimet në qytet me qëllim mbajtien në kontroll të dy tifozerive.
Janë marrë masa për shoqërimin e skuadrave, të albitrave si dhe të tifozëve të skuadrës mike.
Policia e Korçës iu bën thirrje të dy tifozërive që të tregojnë qytetari e të kontribuojnë në mbarëvajtien e këtij aktiviteti futbollistik.
Policia e Korçës është e vendosur për të ndëshkuar cilindo që do tentojë të prish rendin dhe mbarevajtien e aktivitetit./a.m.