Pas publikimit të videoskandalit ku ish-kryetari i Bashkisë Dibër shfaqej teksa kërkonte favore seksuale në këmbim të një vendi pune, kanë dalë detaje të reja, sipas të cilave djalit të Shukri Xhelilit i është djegur automjeti i tij.
Të dhënat nga qyteti i Dibrës, thonë se, automjeti i djegur ka qenë i djalit të Shukri Xhelilit që është djegur mëngjesin e 3 Marsit dhe ka qenë e parkuar pranë banesës.
Dyshohet se sulmi ndaj makinës së djalit të tij ka lidhje me skandalin e publikuar dje.
Sipas familjareve makina Mercedes A Class me targe AA 330 HM në pronësi te Klodjan Xhelilit, ishte parkuar përpara oborrit te shtëpisë së kryetarit të Bashkisë, shkruan report tv. Kanë qenë fqinjët e familjes që kishin pikasur zjarrin dhe kanë njoftuar familjarët, të cilët kur kanë dalë jashtë kane parë makinën ne flake.
Dyshimet e para hidhen për ndonjë zjarrvënie të qëllimshme për shkak të detyrës, por nuk përjashtohet mundësia e djegies si pasojë e ndonjë defekti teknik. Për të parë të gjitha rrethanat policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të një biznesi aty pranë. javanews/ a.k