Një tjetër tragjedi ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një vajzë 5- vjeçare me emrin, Mariah Davis, vrau veten duke luajtur me pistoletën që gjeti poshtë jastëkut të gjyshes.
Ngjarja e rëndë ndodhi në një banesë në periferi të Detroit të mërkurën, shkruan noa.
Mariah hipi në krevatin e gjyshes bashkë me dy fëmijë të tjerë më të vegjël dhe pasi gjeti armën, nisi të luajë me të. Befas pistoleta u shkrep duke e plagosur për vdekje.
Ndërkohë të palënduar shpëtuan dy fëmijët e tjerë me moshë 1 dhe 3- vjeçare.
Vetëm gjatë vitit 2014, në SHBA, 24 fëmijë më të vegjël se katër vjeç kanë mbetur viktimë duke lozur me armë zjarri./a.m.