Partia Demokratike nëpërmjet Grupit Parlamentar të PD-së, i kërkon, KQZ-së informacion për vetëdeklarimin e disa subjekteve, si të 140 deputetëve të Kuvendit, kryeministrin dhe ministrat, dhe 61 kryetarëve të bashkive të vendit.
Në një deklarate për mediat sot bëhet e ditur se “Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i kërkon KQZ-së informacion për Vetëdeklarimin e disa subjekte që e kanë detyrim në bazë të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
“Grupi parlamentar i Partisë Demokratike kërkon informacion për këto çeshtje dhe për listën e plotë të zyrtarëve publikë që nuk kanë depozituar deri më datë 4 Maj 2016. Formularët e Deklarimit pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe masat që ka marrë institucioni juaj, formularët e Vetëdeklarimit për subjektet deklaruese si më poshtë: 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë; Kryeministrit dhe ministrave; 61 Kryetarëve të Bashkisë” thuhet në deklaratë. (javanews.al / r.a)