Xhudistja pejane që po korr suksese në arenën e sportit ndërkombëtar, Majlida Kelmendi, ka marrë çmimin “Evropiani i Vitit”, për promovim të Kosovës në Evropë.
Këtë çmim e ka dhënë zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Ndërsa, në garë për këtë çmim kanë qenë edhe zyra e Avokatit të Popullit, Iniciativa “Ta pastrojmë Kosovën”, kryetarja e Rrjetit Rinor në Kosovë, Krenare Gashi etj. (javanews.al / r.a)