Deputeti i LSI, Përparim Saphiu për mikrofonin e Ora News kërkoi nga kryeministri Edi Rama që të kërkojë ndjesë publike që ka propozuar për kryetar bashkie Shukri Xhelilin.
Përparim Spahiu: Ajo që dua të theksoj se fakti që është shkakruar duhet të shoqërohet edhe me një kerkesë falje nga ata që e propozuan një kandidaturë të tillë për popullin e Dibrës, kryeministri dhe të gjithë ata që e propozuan.
Përparim Spahiu është një prej deputetëve të LSI në Dibër, i cili pak muaj më parë denoncoi faktin se ish-kryebashkiaku Shukri Xhelili nuk pranon të komunikojë as me qytetarët, por as me deputetët e kësaj zone.