Shukri Xhelili është shkarkuar nga posti si Kryetar i Bashkisë së Peshkopisë. Vendimi është marrë pak minuta më parë nga Këshilli i Ministrave, pas skandalit seksual të kryebashkiakut dibran.
Xhelili i kërkoi favore seksuale një vajze 20-vjeçare, në shkëmbim të vendit të punës. Vajza e filmoi ngjarjen, e cila u bë publike në televizionin Ora News.
Shkarkimi i kryetarit të bashkisë do të thotë se në Peshkopi do të zhvillohen zgjedhje të reja, ndërkohë që deri në zgjedhjen e kreut të ri detyra do të kryhet nga zëvendëskryetari.
D.I.