Abuzimi seksual, përdhunimi i punëtoreve, seks në Zyrën Ovale, prekja e burrave të panjohur në një tualetet publik… janë disa nga skandalet më të turpshme të sunduesve politikë të botës.
Idealistë, qëllimi i të cilëve ishte që ta bëjnë botën më të mirë, apo egomaniakë të korruptuar që ushqehen me potencialin e fuqishëm që e kanë në duar?
Çfarëdo që mendoni për ta, një pjesë e vogël e tyre që janë në gjendje t’i lejojnë vetes gjithçka përtej kufijve të ligjshëm.
Pa marrë parasysh se sa të mëdha janë problemet në të cilat bota gjendet, pa marrë parasysh se sa të nxehta janë temat nga të cilat varet ekzistenca jonë – e me të cilën menaxhojnë politikanët e fuqishëm – një gjë është e sigurt: seks skandalet e tyre do të errësojnë të gjithë “vrimat” dhe sukseset që kanë bërë, shkruan net.hr, transmeton Telegrafi.
Vëmendja që ia përkushtojmë skandaleve seksuale të politikanëve nuk ka të bëjë vetëm me faktin se disa nga ta janë zënë me pantallonat poshtë, por edhe më shumë se kaq. Këto skandale tregojnë se politikanët nuk janë njerëzit tek të cilët mund të besojmë verbërisht. Nëse thyejnë betimet e martesës, kodin familjar, si mund të kemi besim për gjëra më të mëdha?
Më poshtë do të mund të lexoni për dhjetë skandalet më të mëdha në historinë politike të botës.
1. Mark Foley
Mark Foley ishte republikan i spikatur dhe kongresist, karriera e të cilit është shkatërruar më 2006. Ai u akuzua se djemve që bënin praktikë në Dhomën e Përfaqësuesve, u kishte dërguar porosi me përmbajtje seksuale. Udhëheqja e Partisë Republikane e detyroi të japë dorëheqje.
2. Larry Craig
Senatori Larry Craig u arrestua 2006 në aeroportin e Minnesotas për shkak të sjelljes së tij të pistë. Atë e lajmëroi një burrë që nuk dinte se fjala ishte për një politikan të fuqishëm. Ky burrë tha se Craig shikonte nën dyer dhe se prekte këmbët e personit që ishte në WC-në pranë tij. Ai nuk hiqte dorë, kështu që personi i sulmuar disa herë e lëvizte këmbën. Craig ka paguar një gjobë prej 500 dollarëve dhe i kaloi 10 ditë në burë. U dënua me një vit me kusht.
3. Eliot Spitzer
Guvernatori i New Yorkut, Eliot Spitzer, u bë i njohur për publikun botëror më 2008, kur dolën në sipërfaqe hetimet nga administrata tatimore. Pas monitorimit të transferimit të 10 mijë dollarëve, autoritetet kanë zbuluar një skandal tronditëse seksual: Elioti ishte Klienti Nr.9, i cili për një orë seks me një prostitutë kishte paguar një mijë dollarë. Dhe këtë jo vetëm një herë. Eliot dha dorëheqje.
4. Thomas Jefferson
Presidenti i tretë i Shteteve të Bashkuara dhe autori kryesor i Deklaratës amerikane të Pavarësisë, e gjeti veten në qendër të një skandali, kur nëpunësit e pakënaqur të Zyrës së tij thanë se ai e mban aty një robëreshë. Në fakt ajo e shërbente si konkubinë – ishte dashnorja me të cilin ka bërë edhe shtatë fëmijë.
5. Silvio Berlusconi
Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, për vite me radhë përmendej për ahengjet e zhurmshme, në të cilat kishte edhe vajza të mitura. Një nga to ishte valltarja marokene Karima El-Mahroug, e njohur më mirë me pseudonimi Ruby, me të cilin ish-kryeministri italian kishte bërë seks. Atëherë ajo ishte vetëm 17 vjeçe.
6. Gary Hart
Më 1987, ky demokrat ishte një yll në politikë. Kur nisën të përhapen aferat se ka lidhje jashtëmartesore, Hart u tregua i guximshëm dhe i provokoi mediat që ta ndjekin pandërprerë. Mediat këtë e bënë dhe shpejtë ai u zu me dashnoren e tij. Vetëm një javë më vonë, Hart ra rënë nga gara për presidentin amerikane, dhe u zëvendësua nga Michael Dukakis (që u mund nga George H.W. Bush).
7. Bill Clinton
Skandali i Bill Clintonit dhe Monica Lewinskyt tingëlloi si një bombë. Në publik u shfaqën bisedat e xhiruara në mes të Lewinskyt dhe shoqeve të saj, ku ajo flet për lidhjet që ka me presidentin amerikan. Xhirimet më 1998 dorëzuan hetuesit special Kenneth Starr. Gjithë historia u zvarrit shumë në publik, me shumë detaje dhe intriga seksuale në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë. Pas kësaj, Clinton u rrëfye publikisht.
8. Moshe Katsav
Ish-Kryeministri izraelit ishte në qendër të një prej skandaleve më të ndyta politike në histori. Ai u detyrua të japë dorëheqjen për shkak se shumë punëtore e kanë akuzuar për abuzim seksual, madje edhe dhunim. Ndonëse gjatë gjithë kohës thoshte se është i pafajshëm dhe se pohimet e tilla i kanë nxitur kundërshtarët politikë, ai megjithatë u akuzua për dhunim. Ai e bëri një marrëveshje përmes së cilës shmangu burgun, por nami i keq e ndjek në tërë botën.
9. Jeremy Thorpe
Thorpe në vitin 1967, si 38 vjeçar, u bë lider i Partisë Liberale Britanike. Dy vjet më vonë, një njeri i quajtur Norman Scott, tha se ata ishin dashnorë. Në atë kohë homoseksualiteti ishte i jashtëligjshëm në Britani, kështu që u detyrua të japë dorëheqje. Por, kjo nuk është e tëra. Ai akuzohet për vrasjen e Scottit. Ndonëse u lirua më 1979, nuk arritur kurrë ta pastrojë njollën në emrin e tij.
10. John Profumo
Ish-Sekretari i Luftës, John Profumo, përziente me Christine Keeleren, valltaren dhe dashnoren e meshkujve të fuqishëm, në mesin e të cilëve ishte një anëtar i KGB-së ruse. Kur skandali doli në publik, kjo u përcoll edhe me fundosjen e tërë qeverisë së atëhershme britanike të kryesuar nga Harold Macmillan.
ma.ma