Abuzimi seksual, përdhunimi i punëtoreve, seks në Zyrën Ovale, prekja e burrave të panjohur në një tualetet publik… janë disa nga skandalet më të turpshme të sunduesve politikë të botës.
Pa marrë parasysh se sa të mëdha janë problemet në të cilat bota gjendet, pa marrë parasysh se sa të nxehta janë temat nga të cilat varet ekzistenca jonë, e me të cilën menaxhojnë politikanët e fuqishëm, një gjë është e sigurt: skandalet seksuale të tyre do të errësojnë të gjithë “vrimat” dhe sukseset që kanë bërë.
Ai do të bënte gjithçka për të – të rrezikojë pasurinë, karakterin, reputacionin, madje edhe vetë jetën”, ka thënë Mark Tëain.
“Tirana Observer” boton 10 skandalet seksuale më të famshme që kanë lënë gjurmë të thella në histori për vetë ndikimin e madh që patën në të.
1- John Profumo dhe Christine Keeler
Skandali “Profumo” është një skandal politik që ka ndodhur në vitin 1963 në Britaninë e Madhe dhe e ka marrë emrin nga Sekretari i Luftës, John Profumo, i cili në atë kohë ishte i martuar me aktoren Valerie Hobson. Skandali mori përmasa të mëdha, pasi Profumo pati një lidhje të shkurtër me vajzën e spektaklit, Christine Keeler dhe më pas gënjeu kur u mor në pyetje. Ai detyrua të jepte dorëheqjen pas këtij skandali, i cili dëmtoi rëndë edhe reputacionin e kryeministrit Harold MacMillan. Fakti që kjo ngjarje mori përmasa të mëdha ishte se në të njëjtën kohë Keeler kishte qenë e përfshirë dhe në një lidhje me Yevgeny Ivanov, një atashe i ambasadës sovjetike në Londër, agjent i KGB-së.
2- John Major dhe Edwina Currie
Edëina Currie ka qenë deputete në parlamentin britanik prej vitit 1983–1997, e Partisë Konservatore. Currie është autore e gjashtë librave, duke përfshirë këtu dhe “Ditarët” (1987-‘92), në të cilin u bë publik marrëdhënia e saj me ish-kryeministrin John Major. Ajo mbetet një figurë publike e konsideruar e sinqertë dhe shumë kokëfortë. Ajo ka një karrierë të rëndësishme si shkrimtare dhe si figurë mediatike.
Zbulimi i marrëdhënies katërvjeçare me ish-kryeministrin britanik, e cila fillonte në vitin 1984 dhe mbaronte më 1988 shkaktoi shumë bujë. Marrëdhënia kishte filluar kur ajo ishte deputete e thjeshtë, ndërsa Major ishte kryetari i grupit parlamentar të qeverisë nën drejtimin e Margaret Thatcer.
Currie pretendonte se ajo i dha fund lidhjes kur vuri re se ajo po bëhej jopraktike dhe e rrezikshme, për shkak të prezencës së vazhdueshme të badigardëve. Në atë kohë u raportua se Major ndihej i turpëruar nga kjo lidhje dhe se ia kishte rrëfyer bashkëshortes së tij privatisht. Disa javë pasi Currie bëri publike këtë lidhje, ajo kritikoi publikisht Major, duke e akuzuar atë si “një nga kryeministrat më të paaftë”.
3- Bill Clinton dhe Monika Leëinsky
Skandali “Leëinsky” në vitin 1998 e vuri ish-presidentin amerikan Bill Clinton në qendër të një beteje ligjore për të kërkuar të vërtetën. Mohimi i lidhjes nën betim nga ana e Clinton e përkeqësoi më shumë problemin duke krijuar kështu përveç turpërimit dhe një problem ligjor, çka shkaktoi vënien e tij para gjyqit. Lajmi i marrëdhënies jashtëmartesore të ish-presidentit u përhap në të gjithë shtypin duke dhënë detaje të marrëdhënieve seksuale me vajzën 22-vjeçare.
4- John F.Kennedy dhe Marilyn Monroe
Kur u përhapën me shpejtësi thashethemet se Kennedy do të pushonte nga puna shefin e FBI-së, Edgar Hoover, ai filloi të nxirrte në pah një e nga një të gjitha dosjet e tij të pasura me skandale seksuale ku protagonist ishte vetë presidenti.
Me një inat që po kthehej në sëmundje patologjike për të, Hoover kishte përgjuar çdo “fole dashurie” të Kennedy-t dhe kishte regjistruar të gjitha telefonatat e presidentit me mikeshat e tij të lojërave të seksit, duke filluar që nga prostituta Judith Campbell Exner e deri tek e famshmja Marilyn Monroe, dhoma e gjumit e të cilës ishte tej mase e zënë nga të dy vëllezërit Kennedy.
5– Domenik Shtraus-Kan
Ish-kreu i FMN-së, Domenik Shtraus-Kan, u përfshi pak kohe më parë në një skandal seksual. Një prostitutë belge ka treguar se ajo ka qenë e pranishme në një hotel në Uashtington në vitin 2010 ku ish-kreu i FMN-së ishte pjesë e një “skuadre përdhunuesish”. 63-vjeçari u akuzua se ishte përfshirë në një rrjet prostitucioni bashkë me tre persona të tjerë, ndërsa vetë Shtraus-Kan ka mohuar akuzat.
Një akuzë për përdhunim, megjithëse u pushua si çështje, i kushtoi karrierën politike, pasi para saj ai shihej si kandidat potencial për president në Francë, ndërsa arrestimi i tij ka pasur hipoteza të ndryshme, qoftë edhe ato të “një komploti”.
6- Cecil Parkinson dhe Sara Keay
Cecil Parkinson, 1983, ministri dhe deputeti britanik dha dorëheqjen nga kabineti i Margaret Thatcher pasi u zbulua se kishte lënë sekretaren e tij shtatzënë duke i premtuar se do martohej me të. Cecil Edward Parkinson u zgjodh deputet në vitin 1970. Pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 1979 ai u bë zv/ministër i Tregtisë.
Karriera e tij politike do të tronditej rëndë në tetor të vitit 1983, pasi u zbulua se ish-sekretarja e tij, Sara Keays ishte shtatzënë me fëmijën e tij. Keays e bëri publik një fakt të tillë pas një debati në lidhje me pagesën për mbajtjen e fëmijës.
Në vitin 1993 Parkinson arriti të fitonte një vendim gjyqësor sipas të cilit media britanike ndalohej t’i referohej vajzës së tij. Ky urdhër do të skadonte në vitin 2001, kur Flora, vajza arriti në moshë madhore. Kur ajo u bë 18 vjeçe, shtypi britanik shkruajti se Parkinson s’e kishte takuar asnjëherë vajzën e tij.
7- Moshe Katsav dhe ngacmimet seksuale
Moshe Katsav, ish-presidenti izraelit, në dhjetor të vitit 2011, nisi vuajtjen e dënimit me shtatë vite burg nën akuzën e përdhunimit dhe ngacmimeve seksuale ndaj disa vajzave të stafit të tij.
Katsav, 66-vjeçar, u dënua për përdhunimin e një ish-punonjëseje femër kur ai ishte ministër dhe për sulme seksuale ndaj dy grave të tjera kur ai ishte president në vitet 2000-2007. Numri i denoncimeve u shtuan frikshëm kur ish-punonjësja bëri ankesën e parë. Nisma më pas bëri që vajzat e tjera të ngrinin zërin për të thënë ankesën e tyre publikisht.
Dënimi i Moshe u vendos të kryhej në një burg të sigurisë minimale në qendër të Izraelit duke “izoluar” dëshirën e tij për një farë kohe.
Ish-presidenti në atë kohë mohoi akuzat e bëra, madje duke protestuar për pafajësi, por trupi gjykues nuk mori parasysh këtë kërkesë. Vetë Moshe, ditën kur u dha vendimi i gjykatës, tha se me këtë akt gjyqësor, Izraeli varrosi një njeri të gjallë duke bërë një padrejtësi të madhe.
8- Silvio Berlusconi dhe Ruby
Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi për vite me radhë përmendej për ahengjet e zhurmshme, në të cilat kishte edhe vajza të mitura. Një nga to ishte valltarja marokene Karima El-Mahroug, e njohur më mirë me pseudonimi Ruby, me të cilin ish-kryeministri italian kishte bërë seks. Atëherë ajo ishte vetëm 17 vjeçe. Sot ende gjyqet ndaj tij nuk kanë marrë fund.
9- Jeremy Thorpe dhe Norman Scott
Thorpe në vitin 1967, si 38-vjeçar, u bë lider i Partisë Liberale Britanike. Dy vjet më vonë, një njeri i quajtur Norman Scott, tha se ata ishin dashnorë. Në atë kohë homoseksualiteti ishte i jashtëligjshëm në Britani, kështu që u detyrua të japë dorëheqje. Por, kjo nuk është e tëra. Ai akuzohet për vrasjen e Scottit. Ndonëse u lirua më 1979, nuk arritur kurrë ta pastrojë njollën në emrin e tij.
10- Eliot Spitzer
Guvernatori i New York-ut, Eliot Spitzer u bë i njohur për publikun botëror më 2008-ën, kur dolën në sipërfaqe hetimet nga administrata tatimore. Pas monitorimit të transferimit të 10 mijë dollarëve, autoritetet kanë zbuluar një skandal tronditëse seksual: Elioti ishte Klienti nr.9, i cili për një orë seks me një prostitutë kishte paguar një mijë dollarë. Dhe këtë jo vetëm një herë. Eliot dha dorëheqjen, pergatiti Tirana Observer. (b.an)