30 fëmijë, refugjatë sirianë në mes të moshës 8 dhe 12 vjeçare janë sulmuar seksualisht gjatë një periudhe tre mujore në kampin e refugjatëve Nizip në Turqi në provincën Gaziantep.
Një punëtor në kamp i identifikuar vetëm me inicialet E.E. ka treguar se 30 djem sirianë, më i madhi prej të cilëve ishte 12 vjeç janë përdhunuar seksualisht, referon Express.
Raportohet se fëmijët ‘u mashtruan’ duke u ofruar para nga 1.5 deri në 5 lira turke.
Familjarët thuhet se kanë shprehur shqetësimin pasi njëri prej fëmijëve të sulmuar i identifikuar si H.I., e bisedoi këtë çështje me babanë e tij. (b.an)