Kryetari I Partisë demokratike, dega Durrës, ka shumë rezerva për mënyrën se sip o drejtohet Partia Demokratike.
Në një intervistë për TemA TV, ai flet për disa prej problemeve që po mbajnë peng Partinë Demokratike.
Osman Stafa thotë se sekretari i përgjithshëm dhe ai organizativ i PD-së kanë dy vite që nuk shkelin nëpër degët e kësaj partie, ndërsa thekson se ata i vijnë anës Durrësit për të shijuar peshkun e freskët në Portoromano, pse jo dhe “ngjala”.
Ai ironizon me këtë shprehje e bërë e famshme katër vite më parë në takimin Rama-Meta në Gjirin e Lalzit, ku darka ishte shtruar me ngjala.
Osman Stafa sqaron se ku ndryshpjnë ngjalat e ghjirit të Lalzit me ato të Portoromanos, ndërsa flet me detaje për kritikat që ai ka për grupin që rrethon Bashën në PD.
Osman Stafa flet edhe për dualitetin Basha- Berisah dhe gjtihcka përfaqëson ish-kryetari Berisha në PD.
Referuar udhëzimit të kryetarit Basha për zgjedhjet të reja në disa degë të PD-së, Stafa e sheh të pavënd pasi përzgjehdja është bërë selektive.
Sa për përgjegjësitë në humbjen e zgjedhjve vendore, Stafa thotë se kishte mbajtur përgjegjësitë e tij pas qershorit 2005 dhe kishte kërkuar dorëheqje, edhe pse puna e degës së PD-së kishte rezultuar e shkëlqyer. (javanews.al / a.r)