Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka deklaroi se ish-deputeti Koço Kokëdhima do emërohet nga kryeministri në postin e Ministrit të Kulturës. Këtë deklaratë Paloka e bëri në foltoren e Parlamentit, teksa propozoi miratimin e amendamentit kushtetues për t’i hequr të drejtën e rikandidimit deputetëve të përjashtuar.
“Ne kemi dorëzuar sot një amendament kushtetues, ku kërkojmë që në vazhdën e logjikës së dekriminalizimit, jo vetëm kriminelët ordinerë, por edhe këta që kryejnë krime kushtetuese, të mos kenë më të drejtë të zgjidhen as në këtë parlament, as në isntitucione të tjera shtetërore. Kushtetuesja ja hoqi mandatin atij zotërisë aty, Beqajt, sepse kishte shkelur Kushtetutën… dhe cfarë ndodhi, Rama na e mori dhe na e ktheu në Ministër! E njëjta gjë po përgatitet me Koçon, po pregatitet ta sjelli Kocon Ministër të Turizmit!
Deputetët e majtë qeshin… Ky është problemi, qeshni ju, problemi është se ne i marrim vesh gjërat përpara jush! A e patë ju sesa i mërzitur ishte Rama kur e pyetën për Koçon?!”- tha Paloka.
Në përgjigje të kërkesës së PD-së për dekusarizimin, kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi, tha se ky amendament është një tjetër sebep për të bllokuar reformën në drejtësi.
“Do ti kujtoja kolegut që të mos qanin dhe aq shumë, sepse kjo kushtetutë është miratuar në 98’, kur ju nuk morët pjesë fare atëherë. Ju kushtetutën nuk e keni quajtur as më shumë e as më pak, por leckë. Këtë kushtetutë kur erdhët në pushtet e shkelët plot 48 herë!
Për cilin shteti po flisni ju, për shtetin e Gërdecit, 21 Janarit, apo të asaj rrugës me rekord korrupsioni… e pastaj vini e flisni ju për luftën ndaj korrupsionit.
Por ku fle ky propozimi juaj?! Ju në vend që të jepni kontributin, nxirrni ndonjë sebep. Ju sjeni dakort me moskapjen e drejtësisë, me luftën kundër korrupsionit, sepse e dini që nëse nisim hetimet, ju do të jeni të parët që do hetoheni.
Sot dorëzuat një amendament, javën e shkuar sollët një tjetër, javën që do vijë do sillni përsëri një tjetër.”- tha Ruçi javanews/ a.k