Nga ana e specialistëve të Sektorit kundër Krimit Financiar në bashkëpunim me Njësisë Operacionale Speciale pranë Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, është konstatuar se në objektin Bar – Restorant “ ENVI” në Ishull – Lezhë, në pronësi të shtetasit Artur Hoti, matësi i energjisë elektrike ishte montuar në vitin 2010 duke shkelur procedurat ligjore për montimin e matesave të energjisë elektrike, pasi nga kontrolli rezultoi se kishte vulën e morseterisë të cënuar ku gabimi në matje ishte -63.27%.
Si rezultat I veprimeve hetimore të kryera lidhur me këtë konstatim , u bë I mundur:
Arrestimi në flagrancë i shtetasit:
- Artur Hoti, 40 vjeç, banues në Ishull-Lezhë, me funksion administrator i lokalit, për veprën penale “Vjedhje të energjisë elektrike” parashikuar nga neni 137 Kodit Penal.
Ndalimi me inisiativë I shtetasve :
- Pashuk Ndreca, 58 vjeç, banues në Kotërr, ish-punonjës pranë Filialit të OSHEE Lezhë për veprën penale “ Shpërdorim detyre “ parashikuar nga neni 248 I Kodit Penal.
- Preng Prenga, 59 vjeç, banues në Tale me detyrë elektriçist I Degës Teknike pranë Filialit të OSHEE Lezhë për veprën penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Procedim në gjendje të lire për shtetasin :
- H. 51 vjeç, banues Ishull – Shëngjin me detyrë faturist pranë filialit OSHEE Lezhë për veprën penale “ Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme./a.m.