Ditën e djeshme kryetari i PD-së Lulzim Basha tha se rëndësi ka cilësia e reformës në drejtësi dhe jo koha kur ajo do të kalojë, një deklaratë që ka sjellë dhe një reagim nga ana e deputetit socialist Braçe. Ky i fundit i ka kujtuar Bashës kohën në të cilën ai akuzohej për shpëërdorimin e 220 milionë eurove në rrugën e Kombit… sipas Braçes, në procesin gjyqësor, afatet kohore ishin dhe instrumenti kryesor i Bashës, për të dalë i pafajshëm e për të bllokuar drejtësinë. Të njëjtën gjë po bën edhe tani opozita, sipas socialistit, por kësaj here me reformën në drejtësi.
Postimi i Erjon Braçes
KOHA, AFATET KOHORE ISHIN INSTRUMENTI YT
PER SHPETIM!!
Per interesat e tua koha gjithnje ka rendesi;
E mban mend se si e shtyje ne kohe paraqitjen tende ne Prokurori?
E mban mend se si tamam prej kohes kerkove dhe more favorin e paraqitjes se akteve ne dosjen tende penale jashte afateve kohore?
E mban mend se si ti per ceshtje kohe nuk paraqiteshe ne gjykate, madje ne Gjykaten e Larte te Shqiperise?
E KUPTON QE KOHA ISHTE ARGUMENTI DHE INSTRUMENTI YT PER TI IKUR DREJTESISE NE NJE GJYKIM PENAL?
Po pa diskutim qe tani koha ka rendesi!!
KOHA LYLZIM DHE, ZONJA TA THA NE SY, SI SEKRETARI KERRY!!
Koha ka rendesi Lylzim;
Sepse miqte e tu te djathte, ate te ekstremit por edhe me ketej drejt qendres, jane kthyer ne kundershtare te zgjerimit te BE-se deri ne kufijte tane.
Por te vijme ketu, ne vendin tone;
Koha ka rendesi Lylzim sepse kemi 25 vite pa drejtesi!!
Njerezit nuk gjejne te drejte, jane te pambrojtur ne nje sistem qe dominohet nga korrupsioni dhe jane rrjepur deri ne lekuren e fundit nga ky sistem.
Tani eshte koha Lylzim!!
Koha nuk mund te jete gjithmone ne favorin tend dhe, ne dem te shqiptareve!!
KA ARDHUR KOHA QE SHQIPTARET TE JENE PERFITUESIT, NJE HERE TE VETME!!
Ti dilu kunder me interesin tend per te shtyre ne kohe drejtesine per banden ku militon!!
javanews/a.k