Përmes një reagimi për lajmet e publikuara në median greke në lidhje me “Escobarin e Drogës”, Partia Demokratike ka akuzuar sërish Ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri si personin përgjegjës që nuk vë në pranga Klement Balilin, për të cilin ka dhe një shpallje për kërkim ndërkombëtar. PD kërkon dorëheqjen e Ministrit si dhe vënien e tij përpara drejtësisë me akuzën se i ka shërbyer bandave të krimit.
“Prej më shumë se 24 orësh i shpalluri në kërkim ndërkombëtar Klement Balilaj për narkotrafik nuk arrestohet por i bën karshillek ligjit nga zyrat shteterore të drejtorisë së Transporteve në Sarandë. Nëse Klement Balilaj nuk do të kishte mbrojtjen e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe shefit të tij Edi Rama a mund të ndodhte kjo?
Sipas CNN, policisë greke, vetë policia shqiptare i është justifikuar se “në Shqipëri nuk mund ta prekim sepse ky person ka lidhje me me politikanë të nivelit të lartë”.
Sajmir Tahiri duhet të largohet një orë e me parë dhe të vihet para drejtësisë si garantuesi dhe mbrojtësi i bandave të trafikut ndërkombëtar të drogës, gjobvenësve, kriminelëve dhe njeriu që ka kriminalizuar Policinë e Shtetit.”- shkruan PD. javanews/ a.k