Noa.al mëson se adoleshenti pasi kishte ngrënë darkë në shtëpi, kishte marrë bukë për të vëllanë dhe kishte shkuar në stanin ku ruanin bagëtitë. Vëllanë nuk e ka gjetur, pasi kishte shkuar tek disa stane të tjerë ku bashkëfshatarët kullosnin dhentë. Teksa ka qenë vetëm ai ka shkrepur armën në pjesën e gushës, duke bërë që goditja të rezultojë fatale.
Efektivët e policisë dhe ekspertët mjeko- ligjorë konstatuan trupin e pajetë të të riut nga fshati Grykë- Nokë njësia administrative Arras, duke konstatuar se ishte vetëvrarë me plumb pushke. Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa uniformat blu po hetojnë për zbardhjen e saj, duke marrë në pyetje familjarë e shokë të të riut.