Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme i vendit, Enver Hoxhaj, ka thënë se kriza e brendshme ka penguar zhvillimin e vendit dhe zhvillimin e proceseve, referuar Express.
Hoxhaj ka thënë se gjatë kohës sa është marrë me lobim për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, diplomatët e ndryshëm i kanë thënë në Nju-Jork se gazi lotsjellës në Kuvend ka pasur efekt në mosanëtarësimin e vendit në këtë organizatë. (b.an)