Mos ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, sipas shefit të Kabinetit të Kryeministrit të Kosovës, do të rrezikonte liberalizimin e vizave.
Sokol Havolli ka thënë se shumë shpejt do të procedohet në Kuvendin e Kosovës kjo çështje, transmeton Koha.net.
“Shumë shpejt do të procedohet në Kuvendin e Kosovës, ratifikimi i demarkacionit do të ndodhë para liberalizimit të vizave”, ka thënë Havolli në “Interaktiv” të KTV-së.
Ai ka shtuar se edhe pas Kushtetutës së ’74-ës në ish-Jugosllavi, ajo pjesë kontestuese e demarkacionit ka qenë jashtë territorit të Kosovës. Ky demarkacionit, sipas tij, vetëm është vizatuar me një vijë e cila ka ekzistuar më herët. (b.an)