Kriteri i vënë nga Komisioni Evropian që Kosova ta ketë ratifikuar Marrëveshjen për demarkacion para se BE-ja të marrë vendimin final për vizat, nuk ka ndikuar në përshpejtim të këtij procesi, shkruan Koha Ditore.
Qeveria e Kosovës nuk ka treguar se kur do ta procedojë marrëveshjen për ratifikim. Në asnjërën prej dy seancave të cilat janë caktuar të mbahen këtë muaj, në rend dite nuk është edhe ratifikimi i kësaj marrëveshjeje.
Në Qeverinë e Kosovës, e cila duhet t’i propozojë Kuvendit ratifikimin e Projektligjit për demarkacionin, kanë thënë se kjo çështje do t’i dërgohet institucionit ligjvënës në afatin më optimal dhe në koordinim me faktorët e tjerë. (b.an)