Përkrahja e Donald Trumpit është rritur dhe tani ai pothuaj është barazuar me Hillary Clintonin ndër votuesit amerikanë, thonë rezultate e anketës Reuters /Ipsos të publikuar, transmeton Koha.net.
Këto rezultate mund të jenë tregues për luftën e ngushtë ndërmjet dy rivalëve pothuaj të sigurt për Shtëpinë e Bardhë për të cilët vendosin amerikanët se kush do ta udhëheqë SHBA-në zgjedhjet që mbahen më 8 nëntor pas presidencës tetëvjeçare të Barack Obamas.
Në hulumtimin më të ri, 41 për qind e amerikanëve që me siguri do të votojnë, do ta zgjedhin Hillary Clintonin, kandidaten e demokratëve, e 40 për qind do ta zgjidhnin Trumpin e republikanëve, ndërsa 19 për qind e votuesve janë të pavendosur. (b.an)