Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se pas rekomandimit të Komisionit Europian, kosovarëve do u duhen edhe 4 muaj që të mund të udhëtojnë pa viza në vendet e Shengenit.
Vuçiç, në një konferencë për media, ka thënë edhe se problemi me pasaportat serbe që i kanë serbët e Kosovës, me të cilët nuk do të mundë të udhëtojnë pa viza në zonën “Schengen”, do të zgjidhet shumë shpejtë.
Sipas tij, kjo çështje do të zgjidhet para se BE të fillojë zbatimin e marrëveshjes së liberalizimit të vizave me Kosovën, citohet ai për Express. (b.an)