Prokuroria e Romës ka kërkuar një dënim prej tre vitesh e gjysmë burg për trajnerin e InterIT, Roberto Mancini, i cili akuzohet për falimentim mashtrues.
Kërkesa është bërë sot nga prokurori Stefano Rocco Fava gjatë procesit që ka lidhje me falimentimin e kompanisë ndërtuese ‘IMG’.
Në këtë çështje është i përfshirë edhe biznesmeni Marco Mazzaroma, i cili do të gjykohet më vonë për shkak se nuk ka kërkuar një proces të përshpejtuar si të tjerët.
Të dy duket se janë të përfshirë në këtë falimentim në mënyrë indirekte, duke parë se nuk zotërojnë asnjë aksion të kësaj shoqërie.
Ata janë ‘ortakë’ te kompania ‘Mastro’ që është e specializuar në fushën e ndërtimit dhe shitjes së mobiljeve.
Sipas akuzës, Mancini dhe Mazzoroma kanë marrë para nga kompania ‘IMG’./a.m.