Britania e ka rritur nivelin e kërcënimit nga disidentët e Irlandës Veriore në kërcënim thelbësor nga kërcënimi mesatar. Kjo do të thotë se një sulm është shumë i mundshëm, ka thënë ministrja e Brendshme të Britanisë së Madhe, Theresa May.
Reuters citon të ketë thënë se “kjo pasqyron kërcënimin e vazhdueshëm që vjen nga aktivitetet e disidentëve republikan”.
Ajo shtoi: “Si pasojë e këtij ndryshimi, jemi duke punuar nga afër me policinë dhe autoritetet tjera relevante për t’u siguruar se masat e duhura të sigurisë vihen në vend.”
Niveli i kërcënimit kundër Britanisë nga terrorizmi ndërkombëtar mbetet i pandryshueshëm, në kërcënim serioz, tha ajo, duke shtuar, që do të thotë se një sulm është shumë i mundshëm./a.m.