Policia ka arrestuar në flagrancë një person për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
Arrestohet në flagrancë nga Policia e Vlorës, shtetasi i quajtur:
– Andi Çeçi, 39 vjeç, banues në lagjen “24 Maji” Vlorë.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike pranë lagjes “24 Maji”, Policia e Vlorës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e këtij personi pranë banesës së tij, për arsye se:
Gjatë kontrollit individual që i është ushtruar këtij shtetasi, është gjetur e fshehur në trup një sasi me lëndë narkotike prej 8.6 gr, të llojit “Cannabis sattiva”.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, është gjetur e fshehur në dhomën e gjumit, një sasi tjetër me lëndë narkotike prej 715 gr, të llojit “Cannabis sattiva”.
Sqarojmë se shtetasi: Andi Çeçi, ka qenë i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, pra për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– Në total: 723.6 GR lëndë narkotike të llojit “Cannabis”,
– 4 aparatë celular,
– 1 peshore të vogel elektronike./a.m.