“Carmina Burana” do të jetë në datat 13 dhe 14 Maj. Premiera e baletit me koreografi të Juri Vamos është planifikuar sërish, pas suksesit të vjetshëm në skenën e teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë.
Carmina Burana, realizuar nga Carl Orff me ndihmën e asistenteve koreografe Jouce Guoco, Rovena Shqevi dhe Alisa Gjoni sjell në skenë qindra artistë, ku përfshihet trupa e baletit, solistë, kori dhe Orkestra e TKOB.
Zërat e sopranove Ekelejeda Kamani e Erlinda Agolli, i baritonit Kalro Çeski apo kontratenorit Safet Berisha do jenë pjesë e shfaqjes, referuar burimeve të shtypit të TOB-it. (b.an)