Jo të gjithë duan ose e ndiejnë të vazhdojnë studimet e për rrjedhojë preferojnë të mos shkojnë në universitet.
Por, çfarë mund të bëni tjetër nëse do të merrni një vendim të tillë?
Në të vërtetë ekzistojnë shumë alternativa, në rast se merrni këtë vendim për jetën tuaj.
Së pari, vullnetarizmi është diçka që në radhë të parë mund të pasuroni veten, çka do të thotë se ju mund të ushtroheni diku, ku e ndieni veten më shumë të aftë. Pavarësisht se nuk do të paguheni, ju do të mund të përfitoni një përvojë të madhe.
Nëse do të vendosni që për një vit rresht t’i përkushtoheni totalisht kësaj gjëje, atëherë ju do të mund t’i jepni të tjerëve një ndihmë shumë të madhe. E ku ka më mirë që përvojën tuaj të daljes në jetë ta filloni me përfitime shpirtërore.
Një tjetër sugjerim janë edhe udhëtimet. Nëse keni në dispozicion një vit të tërë, ju mund ta shfrytëzoni këtë kohë për të shkuar vizitë në shtëpitë e të tjerëve (të afërmeve, miqve, të njohurve) dhe për të marrë prej tyre përvoja të veçanta.
Universiteti kushton, ndaj nëse keni vendosur të bëni një pushim përpara se ta ndiqni atë, atëherë gjatë kësaj kohe ju mund të punoni dhe të lini mënjanë para. Do të ndiheni shumë të motivuar pothuajse për të gjithë jetën nëse ju do ta nisni kështu atë.Do të filloni të merrni përgjegjësitë tuaja dhe prindërit e familja do të ndihen krenar për ju.
Padyshim, që ju mund të përfitoni nga kjo periudhë për të investuar në një kurs informimi që do t’ju mbushë me vitalitet, ndërkohë që do t’ju shërbejë edhe për të ardhmen. Shumë prej jush mund të kenë prindër ose të afërm zanatçinj, pra me çfarëdo zanati. Nëse ju pëlqen ju mund të trashëgoni fare mirë zanatin e tyre. Kështu mund të bëheni marangoz, këpucar, argjendar etj. (javanews.al /a .r)