Pas një hetimi që zgjati të paktën 1 vit policia zbuloi një rrjet ndërkombëtar që fitonte miliona euro duke furnizuar Europën me lëndë narkotike ndërsa është duke hetuar për një nga liderët e tij që dyshohet se ka lidhje me qeverinë shqiptare.
Ai është një 44-vjeçar shqiptar që ka rekorde kriminale të lidhura me drogën i cili ishte emëruar nga qeveria për të mbikëqyrur çështjet e transportit në qytetin e Sarandës në vitin 2014 pavarësisht se ishte akuzuar nuga opozita shqiptare.
15 persona u arrestuan, 13 grekë dhe 2 shqiptarë gjatë bastisjeve të kryera të dielën në komunat e Attica si Afidnes, Aspropyrgos, Glyka Nera, Ymittos, Korydallos, Kallithea dhe Kifissia, si dhe në ishujt Salamina, Zakynthos dhe në Veria, në Greqinë e veriut. Në total u konfiskuan 678.5 kh kanabis sativa të fshehur në ishullin e Zakynthos, përgatiti Lapsi.al.
Hetimet po ashtu thuhet se janë duke u zhvilluar edhe në Belgjikë. Sipas njësisë së narkotikëve në polici, rrjeti ka qenë aktiv që prej të paktën vitit 2014 që ka përdorur kamionë dhe skafe për të transportuar sasi të mëdha të kanabisit dhe kokainës në Greqi, Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Holandë, Britani, Austri, Belgjikë dhe Norvegji, shkruan “Ekathimerini”. (b.an)