Efektivët e policisë greke kanë arrestuar këtë mbrëmje pronarin e 25 vjeçarit shqiptar Bledar Terpollari, i cili u gjet i vdekur dhe i masakruar (pa kokë) të hënën, në një stan të Igumenicës, vend ku ai punonte prej disa muajsh.
Policia ka sekuestruar nga pronari grek një sërë armësh e municionesh, dy kallashnikovë, një pistole Tokarev, 9 karikatorë me 180 fishekë. Në pranga ka përfunduar edhe djali i tij.
Armët e sekuestruara pritet të dërgohen për ekspertizë, ç’ka do të tregojë nëse ata janë vrasësit e të riut shqiptar. Sakaq policia greke po kryen hetimet në lidhje me masakrimin e 25-vjeçarit, i cili u gjet me kokë të prerë.
javanews/ a.k