Publikimet e fundit online të skandalit “Panama Papers”, kanë nxjerrë në pah financimin e fushatës elektorale të kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, shkruan Sott.net.
Ky i fundit, sipas publikimeve nga kryetari i Partisë Laburiste të Izraelit, Isaac Herzog, për fushatën e tij elektorale ka pasur financues Mbretin nga Arabia Saudite, Salman bin Abdulaziz.
Për me tepër Herzog ka thënë:“Në mars 2015, Mbreti Salman ka depozituar tetë milionë dollarë për të mbështetur kampanjën e Netanyahu, përmes një peroni siriano-spanjoll të quajtur Mohamed Eyad Kayali. Këto para janë depozituar në një xhirollogari në British Virgin Islands, në pronësi të një biznesmeni izraelit, i cili ka mbledhur paratë për të financuar kampanjën”./a.m.