Bakir i cili jeton në fshatin Kepenek dhe ka mbi një shekull jetë gëzon familje të madhe dhe ruan qindra kujtime
Zubeyir Bakir, 111 vjeçari që jeton në qytetin Mush të Turqisë ka 107 nipër dhe mbesa nga të cilët edhe 4 prej tyre kanë nipër, raporton Anadolu Agency.
Bakir i cili jeton në fshatin Kepenek dhe ka mbi një shekull jetë gëzon një familje të madhe dhe ruan qindra kujtime.
Pavarësisht moshës që ka ai kryen pothuajse të gjitha nevojat e tij. Në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se ka 7 fëmijë të cilët prej tyre rrjedhin 107 nipër dhe mbesa dhe ku 4 prej tyre kanë nipër. Ai tha se ndjen lumturi të madhe që një pjesë të madhe të kohës e kalon me nipërit dhe mbesat.
Ai tregoi se disa vite më parë humbi gruan Nazire me të cilën ka qenë i martuar për shumë kohë.
“Gruaja ime ndërroi jetë në moshën 90 vjeçare. Bashkë kemi jetuar për 76 vite ku patëm 7 fëmijë, 107 nipër e mbesa. Për 76 vite me radhë asnjëherë nuk kemi lënduar njëri tjetrin dhe kemi patur jetë të lumtur. Ne e donim shumë njëri tjetrin. Pas humbjes së saj nisa të jetoj me fëmijët, nipërit dhe mbesat e mia. Ndaj një kohë të gjatë të ditës e kaloj me to”, shprehet 111 vjeçari Bakir. (javanews.al / a.r)