Policia çeke ka nisur të gjurmojë vendet ku, sipas paralajmërimit anonim, do të ndodhin shpërthime bombash. Së paku në dhjetë pika do të ndodhin shpërthime bombash në mesditë ose pasdite në gjithë Çekinë.
Sipas paralajmërimit anonim, bomba janë vendosur në stacionet hekurudhore në Pragë e Plzen ose në selinë e pushtetit të qytetit në Pardubice, në lindje të Çekisë, bëjnë të ditur mediet e atjeshme. Nuk raportohet se çfarë masash janë marrë për të parandaluar pasojat, nëse paralajmërimet ishin të sakta. Në Çeki paralajmërimet e rreme ndëshkohen me nga disa mijëra euro dhe deri në tetë vjet burgim.
ma.me